Danjeli vë në lojë Benardin

Të mbledhur djem e vajza bashkë në tavolinën e ngrënies, Danjeli i propozon një lojë. Ai i fton të gjithë të ulen në formë rrethi për të filluar.

“Viktimë” e lojës bie Benardi, që lyhet në fytyrë nga Danjeli me ngjyrë të zezë.

Banorët e tjerë qeshin dhe e vazhdojnë lojën, ndërkohë që Benardi nuk reagon.

Në fund ai u tha banorëve se e kuptoi lojën, por zgjodhi që ta vazhdojë atë për të mos i prishur bukurinë.

Pas kësaj, Benardi shkon në banjo e lan fytyrën.