Danjeli dhe Fotinia janë veçuar nga banorët e tjerë në shtëpinë e çifteve dhe flasin e ngacmohen me njëri-tjetrin me shaka.

Danjeli i thotë me shaka se nga anët e tij është traditë “rrahja e gruas”.

“E kemi traditë ne që rrafim femrat, kështu që sa të dalësh…”, i thotë ai.

“Ça është ky muhabet se me hoqe trurin fare tani?”, i kthehet ajo më shaka.

Që të dy ata flasin edhe për rrjetet sociale. Fotinia thotë se jashtë ka një shoqe që i menaxhon “Fan Page” e saj në Facebook, ndërsa Danjeli i propozoi që të hapin një “Fan Page” të përbashkët.