Musa, si lider i shtëpisë për këtë javë, mblodhi të gjithë banorët dhe nisi të dajë punët, por Danjeli kishte diçka për të thënë më pas.

“Jemi të gjithë këtu dhe unë dua të them diçka. Që prej fillimit të Big Brother, unë dhe Fotinia kemi pasur përplasje situatash me të gjithë banorët këtu. Por mbrëmë inati jonë ka mbaruar për sa i përket Fiorentinës dhe Olsit. Pavarësisht se këto dy javë ne jemi njohur edhe më shumë dhe mbrëmë unë kam nominuar Musën dhe Olsin. Po e bëj këtë, ndoshta po bëj gabim, por nuk e përsëris më. Distancimi im për të gjithë ata që kanë ngritur alibitë e veta ka qenë thjesht një distancim për të parë veten dhe ku janë banorët e tjerë dhe për të qëndruar më shumë kohë me partneren”, tha Danjeli.

E gjitha kjo erdhi pas reagimeve që Lupçe ka pasur sot gjatë gjithë ditës se është tradhtuar nga Danjeli.

Por ky fjalim dhe tregimi i personave të nominuar nga Danjeli, nuk i ka pëlqyer aspak Damianos, i cili reagoi.

“Këtu jemi në një mbledhje nga lideri për të marrë vesh se çfarë do të bëjmë gjatë gjithë javës dhe jo për të treguar kë nominuam, pasi mund të fillonim të gjithë të bënim të njëjtën gjë”, tha Damiano.