Xheni, Benard dhe Danjel flasin për buxhetin, ky i fundit i jep disa ide dhe Benardi nervozohet nga kjo.

Kur shkojnë në dhomën e imunitetit bashkë, Benardi i bërtet Xhenit dhe i kërkon llogari se çfarë e ka atë, qe ajo të flasë dhe ai të shkruajë dhe shton se nuk duhen futur persona të tjerë në mes për të bërë punën e tyre.

“Pse çfarë më ke mua ti, më merr mua si gur dhe merr mendimet e atij ti. Shumë e thjesht, për çfarë jam unë t’i vetëm t’i marrësh mendimin atij dhe unë të rri”, i thotë ai.

Xheni i thotë se ai ishte i mërzitur, por Benard i thotë se kjo nuk ka rëndësi. Më tej ai shton se nuk ka rëndësi nëse ai po sillet keq apo mirë, por dëshiron të shohë nëse ka vërtetë respekt Danjeli për të.