Vetëm me Fotininë në krevat, Danjeli mundohet që të kuptojë ndryshimin e thellë të Lupçes. Ai thotë se nuk e priste prej tij këtë dhe se e konsideronte si vëlla aty brenda.

Duke dashur ta kuptojë këtë, Danjeli ja vë fajin lojës.

“Dhe vjen puna dhe ai të thotë disa akuza dhe ti nuk ke se çfarë me fol për alibitë e atyre. Po atij i ka rënë trysnia e lojës në kokë se ai është shumë i dobët, është si fëmijë”, thotë Danjeli.

Një tjetër dyshim është edhe raporti mes tij dhe Fotinisë dhe Olsit e Fiorentinës. Sipas, Danjelit, Lupçe nuk e ka pëlqyer këtë afrim.

“Qëkur po afroheshim me Olsin dhe Fiorentinën ai më thoshte mua, o Danjel shiko se ti i forcove ata si çift. Ai e urren me shpirt Fiorentinën. Dashuria që kishte për ne kaloi në xhelozi dhe në urrejte. Thjesht më vjen keq për të, më vjen keq edhe për veten”, shton ai.

Ai thotë se nuk e meritojnë këtë sjellje të Lupçes, duke shtuar se ata si çift “o janë sjellë mirë me ata dy, o s’janë sjellë me njeri tjetër”.

“Ata i ka bashkuar dobësia me të tjerët, me të gjithë të tjerët këtu. Flet 6-7 orë gjithë ditën dhe asgjë nuk thotë”, shton Danjeli.

Ai është i qartë kur thotë: “Një herë të dali në nominim, ai del jashtë”.