Kur Danjeli me Fotininë dalin në oborr, aty ku ndodheshin banorët e tjerë të shtëpisë, kishte mbetur vetëm Fiorentina.

Danjeli pyet Fiorentinë se çfarë ka ndodhur dhe ajo i shpjegon shkurtimisht se po diskutonin në lidhje me lojën e Elsamedit që hyri në shtëpi me vrull dhe tani është qetësuar.

Duke parë përballë Elsamedin, Musën, Donaldin, Lupçen dhe Elisonën, të distancuar nga ata, Danjeli i thotë Fotinisë se ata po bëjnë sikur po u shmangen.

“Ashtu më duket”, thotë Fotinia.

“Ndoshta thonë që t’u lëmë kohë bashkë. S’ka problem, ne do të mbajmë lojën e tyre”, thotë Danjeli.

“Ça loje t’i mbash Donaldit me Elisonën aman”, thotë Fotinia.

Më pas mes çiftit të të martuarve plasin batutat.

Danjeli: Nuse!

Fotinia: Hë mo dhëndër!

Danjeli: U bëra me nuse unë!

Fotinia: Për të ngrënë e hëngri tjetërkush po hë!

Danjeli: Unë kam bërë atë që kam dashur, okej?!

Fotinia: Okej.