Musa i thotë Fiorentinës dhe Olsit se Danjeli ka bërë dhe po bën gjithçka që si çift të dalë mbi çiftet e tjera të shtëpisë.

“Jemi të tre të barabartë si çifte dhe atij i ka ikur truri për këtë se ka bërë çdo gjë që të dilte para”, u thotë ai.

Sipas Musës, Danjeli vazhdon me strategjinë për të futur në sherr banorët e tjerë dhe Olsit me Fiorentinën u kujton rastin gjatë bërjes së buxhetit.

“Erdhi aty, hodhi gurin dhe u largua. I tha Elsamedit që Musa ka thënë për ty që je bosh”, rrëfen Musa.

Olsi thotë se ajo është loja e tij dhe në këtë mes ai del i keqi, ndërsa Fiorentina shton se edhe ajo e kuptoi këtë.