Pasi u veçua nga pjesa tjetër e banorëve, Danjeli ishte me Fotininë dhe ka rikujtuar debatin gjatë spektaklit me Olsin.

“Nuk e ke idenë sa inat më ka ardhur dje gjatë spektaklit, për Zotin, për ato që foli dhe ofendoi Olsi. Janë gjëra që i mbaj mend dhe nuk i harroj”, shprehet Danjeli.

“Të [plasi ty se çfarë thotë Olsi”, shprehet Fotinia.

“Më plas dhe më ka plasur shumë. Ai nuk më ofendon dot mua. Unë prandaj nuk kam qejf të ofendoj se nuk kam qejf të më ofendojë njeri. Unë nuk jam i fortë, por ama në të drejtën time më të fortë se mua nuk ka, jo Olsi, por asnjë”, shprehet Danjeli.

“Epo nuk janë të gjithë si ti”, ja kthen Fotinia.