Politika është një fushë e pandarë e jetës për shqiptarët, kështu që nuk kishte si të mos diskutohej edhe brenda shtëpisë së Big Brother.

Kei, Danjeli, Denisi dhe Gerta kanë hapur një diskutim rreth të drejtës së votës dhe ndërhyrjeve të palëve të interesuara për të blerë votën.

“Unë jam rritur në Tiranë edhe një gjë se bëj kurrë është të shes votën”, u shpreh Danjeli, ndërsa Kei thekson se vota është një detyrim civil.

Për të evituar “qejf mbetjet”, Denisi dhe Danjeli bien në një mendje. “Të shkosh e të vesh një kryq të madh te fleta e votimit”, thotë Denisi, ndërsa Danjeli tregon se ka bërë diçka të tillë në zgjedhje.