Danjeli dhe Fotinia janë të pakënaqur nga sjellja e banorëve të tjerë. Danjeli thotë se duke qenë se ata dy janë të sapomartuar, banorët e tjerë duhet të mos i lejonin që të bënin punët e shtëpisë.

“Duhet të jenë të parët që të na thonë që kjo javë është e juaja. Të isha unë dhe të ishte martuar ndonjë çift tjetër, do ja bëja gati punët me gjithë qejf madje edhe ndonjë tip surprize, as mos preknin gjë me dorë, as mos bënin gjë fare”, thotë Danjeli.

Fotinia thotë se më i ftohtë nga të gjithë banorët i duket Lupçe.

“Nuk u ka pëlqyer dasma. Jo vetëm Lupçes, po shumë vetave të tjerë këtu nuk u bëhet qejfi fare që u dashuruam. As unë nuk doja që të dashurohesha në Big Brother, por ndodhi dhe shumë mirë që ndodhi”, thotë Danjeli.