Danjeli këmbëngul me Elsamedin dhe i thotë se nuk duhet ta merrte vendimin e ndarjes, ndërsa Elsamedi ja kthen se kjo nuk ndryshon asgjë mes tyre si çift.

“Është thjesht për të luajtur më fort për të mos u penalizuar se janë penalizuar shumë persona këtu”, thotë ai.

Danjeli i shpjegon rastin kur ai mund ta merrte një vendim të tillë për t’u ndarë nga Fotinia në lojë.

“Vetëm kur unë dhe Fotinia të ishim me mundësi të barabarta, 50 me 50, vetëm atëherë”, i thotë ai.

Elsamedi thotë se ky ishte rasti i tij.

“Kështu kemi qenë ne dhe ajo (Ambra) e ka thënë vetë që unë s’e kam mbështetur kur ka dashur ajo”, përgjigjet ai.

“ Ti nuk duhej ta braktisje. Është e padrejtë”, i thotë Danjeli.

“Atë e vendosin ata jashtë, po unë s’e kam braktisur, as do ta braktis ndonjëherë”, përgjigjet Elsamedi.