Në përplasjet dhe debatet me Danjelin, Elsamedi dhe Musa gjithmonë i thonë atij se brenda shtëpisë është me maskë dhe i shtirur.

E këtë thënie të tyre, Danjeli nuk lë rast pa shfrytëzuar që t’ua vendosë në dukje me ironi dy banorëve të tjerë.

Kështu ndodhi kur ishte në dush së bashku me Elsamedin dhe lojën e tij e mbështeti Olsi me Fotininë.

“Olsi, do të shohësh fytyrën time të vërtetë meqë po lahem?”, pyet ai.

“Kam dy muaj që të kam parë, më ke dalë dhe në ëndërr me këto flokë”, ja kthen Olsi.

“Lahu, mos ma kujto se më frikësove”, thotë Fotinia, ndërkohë që Elsamedi nuk reagon.