Shmangia e Danjelit ndaj debatit të nisur nga Lupçe është e vështirë. Lupçe i thotë atij se e ka ofenduar atë pa asnjë shkak.

“Një javë më parë ke ofenduar një person që nuk të kishte ofenduar kurrë deri në atë moment. Unë s’të kam ofenduar kurrë!”, i thotë Lupçe.

Danjeli i quan të kota debatet e hapura nga Lupçe. Ai thotë se Lupçe ka hapur debate për banjën dhe bukën.

“Në gjithë këtë ose unë, ose ti del keq. Në këtë rast je ti. Haram edhe unë edhe Fotinia nëse kemi bërë ndonjë veprim kundër teje dhe për këtë ne si çift vendosim dorën në zjarr. Ti mund të thuash çfarëdolloj gjëje për mua dhe unë këtë e quaj shfrytëzim të miqësisë”, i thotë Danjeli.