Kanë një marrëdhënie të mirë në shtëpi, por Danjelin duket se e shqetëson fakti që Lupçe flet shumë, të paktën sipas tij.

“Sa hap sytë, fillon dhe nuk pushon më. Nuk bën fare pushim”, thotë Danjeli për Lupçen.

Më pas, ai i afrohet dhe i tregon se si do ta trajtonte atë jashtë shtëpisë. “A të të parashikoj një të ardhme? Unë, ti, Fotinia dhe Katerina jemi në makinë duke ikur për Kosovë. Ne sa kemi hapur sytë, ti fillon direkt me të folur dhe nuk pushon. Unë do hap bllokazhin, do ndaloj dhe do të zbres ty nga makina”, i thotë Danjeli Lupçes.

Por Lupçe nuk nuk mërzitet aspak dhe i jep dorën Danjelit dhe fillon të qeshë.