Ambra u bë çështje për Danjelin dhe Musën dhe debati mes tyre, në të cilin u përfshi edhe Fotinia dhe Dona, zgjati gjatë.

Pas fjalëve të parë që i thanë njëri tjetrit, Danjeli dhe Musa vazhduan me ofendime. “Ti je i pafytyrë. Unë jam me fytyrë në këtë shtëpi. Unë kam fytyrë”, i thotë Danjeli Musës.

“Kam kaluar shumë si ty”, reagon Musa.

Ndërsa Danjeli i thotë se tashmë ka gjetur edhe arsyen e nominimit për të. “Je mashtrues dhe e gjeta arsyen e nominimit”, i thotë ai.