Danjeli ndihmon Gastaren në kuzhinë në përgatitjen e drekës dhe që të dy diskutojnë për banorët e tjerë.

Danjeli është i pakënaqur nga disa prej tyre, që thotë se nuk hyjnë në kuzhinë.

“Flasin për burrëri kur s’e njohin burrërinë, flasin për ndihmë dhe vetë nuk ndihmojnë. Po hanë dhe po pijnë këtu. Nëse ka pas njeri jashtë që s’ka bërë punë në shtëpi, ai jam unë”, thotë Danjeli.

Ai thotë se edhe nëse gjërat nuk bëhen në shtëpi, që nga kuzhina e pastrimi, gjithsecili prej banorëve aty brenda tregon “fytyrën e vet”.