Danjeli nuk e ka pritur mirë klipin ku shfaqej së bashku me Kein dhe Damianon duke bërë plan që si çift lider në shtëpi të zgjidhnin këtë të fundit me Damianon.

Ai ndodhet i shtrirë në krevat dhe mërzitjen për këtë klip ja tregon Fotinisë, por ngushëllimin e merr nga Katerina që i bashkohet çiftit.

“Unë nuk dëgjova asgjë të keqe në atë klip. Nuk ke pse mërzitesh se nuk ke asnjë faj. Nuk ke thënë ndonjë gjë të keqe. Është e kaluar dhe iku tani, mos e vrit më mendjen, fshije nga kujtesa”, i thotë ajo.

Danjeli thotë se nuk ishte ideatori i gjithë kësaj dhe se nuk do të donte që të shfaqej në klip në të tillë mënyrë.