Ish-banorët e Big Brother duket se një nga aktivitetet më të preferuara që kanë është të publikojnë video live. Gjatë ditës së sotme Danieli dhe Fotini fituesit e këtij reality show ishin live për ndjekësit e tyre duke u shfaqur më të dashuruar se kurrë.

Ndonëse pak ditë më parë u publikua në media sesi po i harxhojnë lekët e marra nga Big Brother, ka qenë vetë Danieli i cili e ka mohuar këtë fakt duke thënë se ende nuk kanë marrë asnjë lekë nga 100 milionët e premtuara.

Ai ka ndarë edhe disa momente personale me Fotininë ndërkohë që po pinin kafe ai u shpreh se kishin vetëm një telefon me Fotininë.

Gjithashtu ai shpjegoi edhe kuptimin e emrit “La fo da” në Instagram që donte të thoshte “Laboratori” ku u njohën, Fotini dhe Daniel.