Komunikimi me letra mes djemve dhe vajzave e bën më koncize bisedën mes tyre, kjo është vënë re mes shumë bisedash, por ajo më interesantja duket se janë letrat e shkëmbyera mes Danjelit e Fotinisë.

Pas një darke ku ata “konfirmuan” lidhjen e tyre, Danjeli vijon t’a shprehë gjithnjë e më tepër pëlqimin që ai ka ndaj Fotinisë.
“Një gjë dua ta dish, jam i joti 100%, çfarë do që të ndodhë”, shkruan ai në letrën që i tregon Fotinisë.

Komunikimi mes tyre vijon edhe më tej duke i shprehur njëri-tjetrit pëlqimin,. Por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë. A do të vendosë publiku që Fotinia dhe Danjeli të garojnë së bashku si çift apo do t’i ndajnë duke formuar çifte të reja.