Nuk ishte vetëm Dona dhe Fotinia që debatuan në mbrëmje, por edhe Elsamedi fillimisht me Danjelin dhe më pas edhe me Olsin, por mes djemve tonet ishin të larta dhe nuk mungoi edhe ironia.

Fillimsht ishte Danjeli dhe Ambra që diskutuan, ku kjo e fundit i kërkoi që të mos e përfshinë më në bisedë çështjen e ndarjes së saj në lojë me Elsamedin.

Në bisedë me Ambrën, Danjeli i thotë Elsamedit i pafytyrë. “Ti e braktis partneren për lojë”, i thotë ai. “O ç’na janë bërë si kafshë në shtëpi”, thotë Elsamedi. Në debat më pas përfshihet Fiorentina, por edhe Olsi.

Fiorentina dhe Olsi bëjnë ironi me Elsamedin duke i thënë se është këngëtar i madh. Ndërsa Olsi nis edhe të këndojë. Ndërkohë Elsamedi i thotë se nuk ka nevojë për grua për të reaguar.