Në shtëpinë e beqarëve nuk janë në dijeni të shtëpisë së çifteve dhe për këtë banorët u “mashtruan” duke u thënë se Big Brother ka vendosur që t’u heqë të drejtën e nominimeve dhe ka hapur një televotim për largimin nga shtëpia të katër banorëve.

“Largimet” që në të vërtetë janë çiftime, do të jenë të barabarta, dy nga vajzat dhe dy nga djemtë.

Danjeli është i pari që i komunikohet se duhet të “largohet”, por para se të dalë ftohet në dhomën e rrëfimit, ku thotë se nuk e priste.

“Megjithatë unë nuk kam qenë model aty brenda dhe kam folur me fjalor të pistë”, thotë ai.

“Eleminimi” i dytë është Fotinia, e cila gjithashtu thërritet në dhomën e rrëfimit, ku aty gjen Danjelin.

Këtu Big Brother i bën me dije votën e publikut. Publiku ju ka votuar, por jo për të dalë.

“Publiku ka vënë re që jeni të afërt dhe dëshiron t’ju shohë çift. Dëshironi të bëheni pjesë e shtëpisë së Big Brother në çift siç ka vendosur publiku?”, pyet Big Brother

Danjeli dhe Fotinia ja japin përgjigjjen duke u kapur prej duarsh me njër-tjetrin. Në fund, Big Brother i porosit që nuk duhet të flasin për javën e tyre të parë në shtëpinë e beqarëve.

Më pas, çifti më i ri i Big Brother kalon tek shtëpia e çifteve ku prezantohen me banorët e tjerë.