Danjeli: Donjeta do na bënte rreshtore

Danjeli, Liridoni dhe Ervini janë veçuar nga pjesa pjesa tjetër e banorëve. Ata ndodhen në kuzhinë, ku duke ngrënë gjejnë kohën për të dhënë ndonjë mendim për vajzat.

Danjeli është i pari që i komenton ato dhe flet për Donjetën.

“Ajo me veshje me ngjyra, ajo që është veshur kuqezi është e zonja e shtëpisë. E ka marrë kalanë”, thotë ai.

Liridoni, vëllai i Donjetës komenton me takt.

“Shumë mirë, është e zonja”, thotë ai.

Danjeli bie dakort me mendimin e tij dhe e plotëson atë.

“Shumë mirë! Bravo i qoftë. Ka mundësi që po të ishte këtu me ne do na kishte bërë rreshtore edhe neve”, thotë ai.