Xheni diskuton me Fotininë dhe Danjelin debatin e ashpër mes banorëve për ushqimet dhe buxhetin.

Asaj nuk i ka pëlqyer diskutimi dhe tonet e përdorura në të.

“Këta do të hanë njëri-tjetrin dhe do Zoti në finale shkojnë ata që e meritojnë”, thotë ajo me një ton zhgënjyes për sjelljet e shumicës.

Vërejtje ka edhe për sjelljen e Damianos.

“Kur e pa që ti po i shkoje kundër, e ktheu dhe filloi të të thoshte që ke të drejt e të tjera e të tjera. Unë e di kush është Damiano dhe kush është Ervini”, i thotë ajo Danjelit.