Ata u dashuruan, u martuan në shtëpinë e Big Brother dhe madje fituan çmimin e madh. Danjel dhe Fotini po jetojnë momentet më të bukura të dashurisë së tyre. Pas daljes çiftin e pamë me pushime në jug ndërsa tani janë rikthyer pranë familjarëve.

Gjithashtu ata janë shumë aktivë në rrjete sociale ku së fundmi një foto e postuar në profilin e tyre të përbashkët në Instagram ka habitur fansat e tyre.

Danjel dhe Fotini shfaqen në një drekë me disa njerëz ku mes tyre ndodhet një çift i veçantë.

Duket e pabesueshme, por edhe çifti ishin të verbër, ata i kanë ndjekur Danjelin dhe Fotininë çdo ditë.

“Ne krahun te djatht te Fotinis eshte nje grua e verber ne krahun e majt te danjelit eshte burri i vet i verber dhe e kan ndjekur big brother 24 ore ne 24 dhe ndihemi me fat qe na kan vlersuar respektuar dhe na kan dashur jasht mase. Eshte kenaqesi qe ju njoftem dhe qe u bene pjese e jetes tone”, shkruan çifti fitues.