Danjeli u kundërshtua nga Damiano për veprimin që bëri kur tregoi çiftet e nominuar para të gjithë banorëve dhe ende pa mbaruar mbledhja, ai diskuton me Fotininë në lidhje me Damianon.

Ai thotë se është një lojtarë i lehtë dhe ky mendim mbështetet edhe nga Fotinia.

“Unë mendoj se Damiano mezi po priste të kapej me ne”, thotë Fotinia.

“Kjo është gjëja më e bukur. E di sa i lehtë është? Nuk e kupton fare se me kë po luaj unë, do me u fut në garë fjalësh”, thotë Danjeli.

Fotinia ndërkohë konfirmon me kokë këtë mendim të partnerit të saj dhe pastaj i thotë atij në vesh se edhe Musa është i njëjtë.