Pavarësisht se tashmë janë vënë në “llogore” të kundërta, Danjeli thotë për Lupçen, teksa është me Olsin dhe Fotininë, se pavarësisht atyre që kanë ndodhur dhe do të ndodhin ai e mbështet atë.

“Atij i ka ngrirë alibia në tru. Unë nuk i marr për bazë ato që thotë dhe si do të ndodhë, të dy ata unë i kam xhan. Alibia e ngritur në tru do t’i thyhet avash-avash”, thotë ai.

Më pas, flasin për spektaklin. “Do jetë një e shtunë shumë e bukur sot. Çfarë nuk do të dëgjojmë sot”, thotë Fotinia.