Çifti Danjel-Fotini, duket se janë më të dashurit brenda shtëpisë Big Brother, ata nuk lënë asnjë rast pa e shprehur këtë, sidomos kur janë vetëm.

Ndërsa Fotinia kërkon të zhbirilojë mendjen e Danjelit, ky i fundit i shpjegon se pse i duket asaj sikur nuk shprehet,

“Pse me duket sikur ke diçka qe po mendon ndonjëherë?”, e pyet Fotinia, Danjelin, ndërsa ai përgjigjet se “Për këto gjërat çdo tropojan ka vështirë të shprehet. S’më njeh njeri kështu kaq të mirë, kaq xhentil, më njohin si serioz”.

Më tej ai i thotë Fotinisë se me të në krahë ndjehet i kompletuar. “Ëndrra ime është fillimi pas mbarimit të Big Brother, atë që më mungonte e gjeta plotësisht të fortë, të bukur, të zgjuar, të pastër, të brishtë, të ndjeshme”, i thotë ai