Danjeli dhe Fotinia janë fshehur nga pjesa tjetër e banorëve dhe flasin rreth personave të therë nga të cilët ata rrethohen brenda shtëpisë tjetër.

Fotinia: Sa tipa të ndryshëm, sa njerëz të ndryshëm, sikur janë të gjithë të sofistikuar, por në fund e tregojë veten për një kos, një lëng. Xheni dhe Benardi u shkojnë të gjithëve për t’i sqaruar. Edhe Musa po kënaqet.

Danjeli: Kënaqet ai kur është shtëpia kështu se favorizon veten. Në jetën reale nuk kanë për të zgjatur fare. Dona tip tjetër, Musa tip tjetër.

Fotinia: Nëse Fiorentina e Olsi do ishin tipa njësoj, do ishte shumë mirë. Ky Damiano me Armelën janë OK.

Danjeli: Janë të fortë (për Damianon dhe Armelën)

Fotinia: Vivi e shkreta sa e mirë është s’dëgjohet fare

Danjeli: Benardi s’është aq i madh. Xheni që mundohet e mundohet, por… Kam arritur në konkluzion që duhet të votosh lider ato që ke më inat. Sa keq më vjen për Xhenin, nuk i jap dot as këshillë se ja ka kërkuar vetë Benardi.