Danjel dhe Fotini thyejnë premtimin, ja çfarë ndodhi pas daljesDanjeli dhe Fotini u shpallën fitues, por ata mesa duket nuk e kanë mbajtur premtimin. Kur ndodheshin brenda në shtëpinë e Big Brother tre çiftet finalistë kanë bërë një premtim, se kush fiton do t’i japë dy çifteve të tjera një shumë prej 1 milionë lekësh të vjetra.

Danjeli u shpreh se do i jepte nga 500 mijë lekë të vjetra çdo finalisti. Por Olsi gjatë një videoje live tregoi se nuk kanë marrë asnjë lekë.

“Jo more ça lekësh! Kush të jep lek në ditët e sotme”, tha ai kur u pyet nga fansat nëse Danjel e Fotini e kishin mbajtur premtimin.