Danjel dhe Fotini ‘provojnë’ aktrimin

Danjeli dhe Fotinia kanë dalë në oborr dhe të pashqetësuar nga banorët e tjerë që ndodhen brenda bëjnë prova për skenën e filmit që kanë marrë përsipër.

Të dy ata janë të përqendruar tek mësimi i tekstit fillimisht e më pas te realizimi i tij me veprime dhe tonin e duhur të zërit.

Prova ngec në momentin kur Fotinia duhet të thotë “Si guxon?” me nerva.

“Kjo ‘si guxoni’ yt është skandal fare”, i thotë Danjeli, i cili më pas e pyet nëse është bërë ndonjëherë me nerva apo jo.

‘Sigurisht që jam bërë”, ja kthen Fotini.

“Më duket do të ngelim pa ngrënë. E sheh që s’jemi aktorë. Mundohu t’i fiksosh gjërat”, i thotë ai, duke i folur më pas për skenën kur Fotinia duhet të improvizojë orgazmën.