Damiano tregon kë do të nominojë të parin

Gatimi për darkën është bërë shkas për të nisur një bisedë në lidhje me nominimet e javës së ardhshme.

Ishte Damiano ai që mori përsipër të gatuajë për djemtë. Benardi e përgëzoi për këtë, por Damiano reagon duke i thënë se do të jetë i pari që do ta nominojë.

“Nëse unë dal nga shtëpia dhe ti nuk ke mësuar të gatuash akoma, gjynah. Kam hallin se del javën tjetër, pasi unë do të jem i pari që do të nominojë. Dy javë këtu, boll i ke”, i tha Damiano Benardit.

Më pas, djemtë vazhduan lojën me letra me vajzat, e cila doli një mënyrë e mirë për të komunikuar mes tyre.

Ndërsa tek çiftet situata duket krejt tjetër, të paktën sa i përket punëve të shtëpisë, ku ka harmoni. Vivi gatuan filetot, ndërsa Kei lan enët.