Pas debatit që patën një ditë më parë një bluzë, e cila i hapi edhe plagët e vjetra mes “Damianos dhe Musës”, dy djemtë u munduan të sqarohen me me njëri-tjetrin.

Damiano e ngacmon fillimisht Musën duke i thënë: Pse bërë sikur e hëngre drekën. Ai i përgjigjet se hëngri sepse nuk është tip që ofendon njeri. Damiano në anën tjetër i përgjigjet se ai nuk ofendon, por të shanë “çorape”.

Musa i flet për debatin e një dite më parë duke i thënë Damianos se ishte i acaruar. Ai i përgjigjet se Musa bie në kundërshtim kur thotë se nuk ja ndjen për njeri, por në fakt rri duke dëgjuar Damianon, dhe se ai që arrin të të ofendojë është i acaruar.

Në këtë sqarim jep mendimin e saj edhe Dona, e cila thotë që budallallëku më i madh është të bësh debat me dikë që ka marrë bluzën e vet.

Musa thotë se atë veprim nuk e ka bërë aspak me qëllim të keq. “Pash që ishte bluza ime dhe e mora, nuk e mendova gjatë”, thotë Musa.