Pas prishjes së marrëdhënie me Danjelin, Lupçe është afruar shumë me Damianon dhe me të diskuton thuajse çdo gjë mbi lojën.

Damiano i shprehet Lupçes se e ndjen shumë të fortë garën sot. Por Lupçe e qetëson, duke i thënë se Benardi dhe Xheni nuk kanë dhënë asgjë, sipas tij. “Nuk kanë marrë pjesë në debate dhe nuk kanë komentuar”, thotë ai.

Pas kësaj, ata diskutojnë edhe një herë zarfin e zi dhe mendojnë se është për Olsin dhe Fiorentinën.