Damiano vijon të jetë një nga ish-banorët më të komentuar të Big Brother dhe duket se e gjithë kjo vëmendje do vazhdojë gjatë pasi ish-banori në një intervistë për Panorama ka treguar se ka hyrë në bisedime për të filluar një program televiziv.

“Nëse çdo gjë shkon mirë dhe nëse aprovohet do të jem në ekran për një kohë të mjaftueshme. Nëse nuk arrihet, dihet përfundimi si çdo “Big Brother” tjetër, ne do harrohemi dhe kaq”, është shprehur Damiano.

Mesa duket së shpejti Damianon do e shohim përsëri në ekran por llojin e formatit na mbetet ende të presim për ta mësuar.