Damiano i thotë Liridonit se Armela e ka frikë atë, ndërsa vetë Liridoni i tregon për sjelljen e ndryshuar të saj karshi tij.

“Unë gjej momentin dhe e thërras. Dolëm jashtë dhe më fliste pa lidhje fare. Më akuzonte mua për gjeste ndaj saj. Unë i thashë që ka rënë viktimë e dikujt tjetër”, thotë Liridoni.

“Do ja nxjerr unë këmbët asaj avash-avash. Unë i njoh shumë mirë ato dhe ajo më ka shumë frikë”, i thotë ai.

Damiano i tregon Liridonit se Armela e ka propozuar që të bëhen çift.

“Ajo më tha mua që hajde bëhemi bashkë për lojë, por unë nuk pranova”, i thotë ai.

Arsyeja që Damiano e ka refuzuar Armelën duket se ka qenë Liridoni.

“Aty ku vëllai im (Liridoni) ka vënë lugën për të ngrënë, unë nuk e vë lugën”, i thotë ai.

Më pas, të dy djemtë thonë se do t’u kundërvihen banorëve të tjerë në vazhdim.