Pas famës që mori në Big Brother, Damianon e pamë fillimisht t’i futej botës së aktrimit, më pas ai njoftoi se do të rikthehej në shtator me një projekt të ri por pa zbuluar për çfarë projekti bëhej fjalë. Duket e pabesueshme, por Damiano ka vendosur të bëhet këngëtar.

I kontaktuar nga Blitz Damiano ka treguar se projektin e parë muzikor do e publikojë në fund të tetorit dhe gjithashtu ka biseduar me Stinen për të bashkëpunuar me një këngë së bashku.

Kam vendosur që në fund të tetorit të publikoj projektin tim të parë muzikor. Fillimisht ideja lindi nga producenti Dashnor Asllani, i cili më ka ofruar ndihmën dhe sponsorizimet e klipeve. Pasi mendova ofertën e tij kontaktova me një mikun tim suedez, i cili është vëllai i producentit që ka bërë këngën fituese të Eurovizionit të Måns Zelmerlöë. Pra momentalisht po shkoj drejt mbylljes së kontratës me të”, ka thënë Damiano.

Në shtator do të bëj këngën e xhirimet të klipit dhe pres që ta përfundojë deri në fund të tetorit për ta publikuar atëherë. Në qoftë se kënga e parë rezulton e suksesshme do të përgatitem për klipet e tjera gjatë muajve në vijim”, ka përfunduar ish-banori.