Damiano pëlqen edhe Donën!

Tashmë që perdja dhe dera e xhamtë qëndron gjithë kohës e hapur, djemtë dhe vajzat në shtëpinë e beqarëve mund të kalojnë më shumë kohë së bashku.

Këtë avantazh të dhënë nga Big Brother, duket se po e shfrytëzon më mirë Damiano, i cili pasi diskutoi me Armelën gjithë natën dhe i shprehur pëlqimin Xhenit, ditën ka përfunduar tek Dona.

Ai i shpreh pëlqimin edhe asaj.

“Je tip i qetë ti dhe e kontrollon veten. Më pëlqen kjo. Loja duhet të jetë e qetë dhe të përdorësh situatën dhe ti e dukesh sikur e bën këtë”, i thotë ai.

Dona nga ana tjetër i tregon Damianos për një keqkuptim që kishte ndodhur brenda shtëpisë në kohën kur ai nuk ishte aty.

“Ishte krijuar ideja sikur unë pëlqeja Ervinin dhe u thashë se keni gabim dhe Ervini bën ca gjeste të çuditshme. Pati debate me Armelën dhe donte të ma shpjegonte dhe vajzat nuk e linin të fliste me mua”, i thotë ajo.