Armelës nuk i ka pëlqyer fakti se Damiano e ka bërë sërish shoqe Kleodianën pavarësisht debatit që ata patën në drekë, debat në të cilin të tërthorazi u përfshi edhe Armela.

“Unë s’do mbaj mëri për gjera kot. Mos i keqkupto të gjitha gjerat. Nëse unë bëj debat me dikë, jam tip i tillë që të vi prapë dhe të hedh dorën në qafë”, i thotë Damiano, Armelës, teksa e sqaron afrimin me Kleodianën pas debatit.

“Ajo fiton vëmendje. Pse po i jep vëmendje?”, e pyet Armela, Damianon, ky i fundit përpiqet të justifikohet se nuk po i jep vëmendje. Por Armela duket se nuk i beson kësaj.

“Ti e ke pas vëmendjen time çdo moment. Ti mund të bëhesh xheloze unë e pranoj këtë gjë”, i thotë Damiano duke qeshur, e më pas largohet.