Armela dhe Damiano lanë menjëanë debatin e zhvilluar në lidhje me sjelljen e Armelës karshi Olsit dhe Fiorentinës.

Që të dy ata u afruan sërish me njëri-tjetrin para nisjes së provës javore, që bëhet nën trajnimin e Olsit.

Damiano është i pari që thyen akullin dhe e fton që të dalin jashtë, ndërsa Armela ja kthen me shaka.

“Hë ç’je një ti! Po kur të vijnë mendtë nuk t’i hanë as qentë, thotë mamaja ime. E ka mamaja jote këtë?”, e pyet Armela.

“E thotë, e thotë!”, ja kthen Damiano.

Më pas, që të dy luajnë dhe shkëmbejnë puthje në krevat.