Pengesa e debateve të mira dhe të shëndosha në shtëpi është Olsi. Kështu mendon Damiano që e diskuton këtë me Kein.

Të shtrirë të dy bashkë ata flasin për Musanë, Olsin dhe banorët e tjerë e sjelljet e tyre në shtëpi.

“Po iku Olsi këtë javë do të jetë mirë situata. Do të ketë mirë debate”, thotë Damiano.

Edhe Kei e mbështet këtë konstatim të tij.

“Do të jetë më mirë nga ana e debatit”, thotë ajo.

Pas kësaj, Damiano ka një dilemë dhe kjo dilemë lidhet me çiftin Fotini-Danjel.

“Pastaj kujt t’ja heq e kujt t’ja ndreq tek dyshja”, thotë ai.

Sa për Musanë, Damiano kërkon që ta njohë më shumë.

“Dua ta kuptoj se nuk e kam kuptuar asnjëherë atë”, thotë ai.

Ndryshe nga Damiano, Kei ka mendim pozitiv për të. Ajo thotë se Musa është djalë i mirë dhe i kuptueshëm.

Diskutimi zhvendoset sërish tek Danjeli me Fotininë. Damiano mendon se kur diskuton tek për tek me ta e ka më të lehtë, ndërsa Kei lë të hapur mundësinë e ndonjë “surprize” të pakëndshme për ta.

“Mund të vijë edhe një Ervin tjetër, megjithëse nuk e besoj”, thotë ajo.

Ideja i pëlqen Damianos, që mendon se shtëpia ka rënë në qetësi.

“Duhet dhe një Ervin tjetër, duhet”, thotë ai.