Ndërsa Kei shprehet se ndjehet keq për situatën e krijuar mes saj dhe Olsit, Damiano duket se nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj tij, madje ngre edhe disa hipoteza.

“Mos vallë ai përfaqëson këto meshkuj që e kanë një grua, por shikojnë gra të tjera”, thotë Damiano duke i marrë parasysh faktin se ai jo pak herë i është afruar partneres së tij, Armelës.

“Mund ta ketë në karakter që ngacmon edhe të tjera. Ai është shumë fëmijë përbrenda, është i dhimbsur. E ka bërë jeta të tillë”, u shpreh Kei