Thuajse gjatë gjithë ditës, Damiano ka qenë i mërzitur në lidhje me debatin e ashpër që pati natën e kaluar me Olsin dhe me Ervinin.

Kei u mundua më herët që ta qetësonte, por duket se nuk ka ndikuar aspak tek ai.

Damiano është ulur në korridor së bashku me Katerinën dhe i shpreh asaj mllefin që ka krijuar. Ai shprehet i shqetësuar pasi thotë se “njerëzit që nuk e kanë parë se si nisi debati do të mendojnë se të tre ishim fajtor dhe kemi bërë të njëjtat veprime, sidomos pas ndëshkimit të të gjithëve”.

“Unë nuk mund ta ul veten në nivelin e atyre. Nuk mund të dalim në të njëjtin nivel, kur unë dëgjoj të shara nga më të rëndat. Nëse ai (Ervini) qëndron këtu, unë do t’ia nxijë jetën, por jo me ofendime dhe fyerje, por vetëm me provokime. Jo vetëm njërit, por të dyve”, thotë Damiano.