Damiano dhe Armela ishin një nga çiftet më të dashur për publikun dhe me siguri do vazhdonin gjatë në lojë nëse Damiano nuk do përjashtohej. Megjithatë pas Big Brother dyshja vendosën të mos e vazhdonin lidhjen. Damiano qëndroi për pak në Shqipëri e më pas u kthye në Suedi. Ndërsa Armela iu përkushtua modelingut por duke vazhduar të jetë në qendër të vëmendjes.

Mbrëmë ish-banorja u pa në shoqërinë e ish-fituesit të Big Brother, Anaid Kaloti me të cilin duket se ka miqësi. Nga ana tjetër edhe Damiano mesa duket nuk e ka harruar Armelën.

Pikërisht sot ai ka postuar një foto me ish-fituesen Ermela Mezuraj. “Shoqerohem vetem me njerez fitus ne jete, te deshtuarit flasin”, shkruan Damiano në foton me Ermelen të cilën duket se e ka postuar për inat të Armelës.