Olsi dhe Damiano kanë debatuar së bashku dhe shkak është bërë ngritja e zërit nga ky i fundit.

Damiano ngriti zërin se i kishin marrë një pije me gaz, ndërsa Olsi i tërhoqi vëmendjen duke i thënë të mos e ngrejë zërin.

“Nëse do me bërtit mund të dalësh jashtë. Këtu ka njerëz që po flenë gjumë”, i thotë Olsi.

“Do të bërtas se nuk më detyron ti mua. Nëse nuk duron mund të mbulosh kokën me jorgan”, reagon Damiano.