Teksa diskutojnë për Musën, Damiano i thotë Danjelit se ai ka kapacitet dhe duhet studiuar mirë.

“Prandaj të thirra. Më duken shumë të ulëta lojërat e fjalëve, çakmaku, shkrepësja…. edhe unë mund t’i bëjë këto, por më duken shumë të ulëta”, thotë Danjeli.

“Ai ka thënë që kur flet dhe hesht është injorim. Ai gjuan me gurin që ti hedh. Bëj atë që bëra unë me atë ditë këtu”, i thotë Damiano.

Danjeli thotë se ka nxjerr një konkluzion për çdo njeri në shtëpi. “Ç’do kush tregon veten e tij këtu”, thotë Danjeli.

Më tej, Damiano e vlerëson Musën teksa thotë se nuk është djalë i keq. “E ka lojën shumë të zbutur, por po ta vësh re nuk është djalë i keq. Mua më erdhi inat të shtunën se kemi dalë më negativët dhe ai doli pozitiv”, thotë Damiano.