Damiano i thotë Armelës se hera-herës i duket sikur ajo i jep shkas Fiorentinës që të ndjehet xheloze ndaj Olsit.

Ai i thotë se vërtet i ka kërkuar që ta provokojë për debat, por i thotë se këtë duhet ta bëjë duke ruajtur vendin e vet, pa u përfshirë në “territorin” e tyre.

“Kur vete t’i tregosh vendin dikujt, duhet të dish vendin tënd”, i thotë ai.

Armela është e paqartë dhe e pyet se ku ka gabuar.

“Mbaj standardin tënd, nuk ke pse futesh në mes të tyre”, i thotë ai.

Gjithçka ka nisur në mëngjes dhe Armela tregon variantin e saj.

“Sot në mëngjes ndërkohë që po bënim punët, dola jashtë dhe hodha ato letrat. Ky (Olsi) ishte ulur te banaku dhe kishte ngel kështu, po mendonte për diçka, ishte fiksuar. Kjo (Fiorentina) e kishte parë dhe i ishte dukur sikur po më shikonte mua dhe e thërret. Ky nuk përgjigjet dhe unë i thashë që po e thërriste Fiorentina”, i sqaron Armela.