Thuajse gjatë tërë pasdites, Damiano është marrë me çështjen “Donjeta” dhe është përpjekur që ta pajtojë këtë të fundit me vajzat e tjera.

Pasi ka biseduar me Armelën ai ka kuptuar se për çfarë janë zënë dhe i sugjeron Donjetës që t’i kërkojë falje,

Për këtë atij i nevojitet edhe ndihma e Lirirdonit, dhe që të dy djemtë përpiqen që t’ia mbushin mendjen që të kërkojë falje.

“Nuk ka rëndësi kush e ka nisur debatin”, i thotë Damiano-“duhet t’i kërkosh falje për fjalën që i ke thënë”.

Ndërkohë që Armela është shprehur tepër e revoltuar se nëse Donjeta nuk i kërkon falje, “do ia nxij jetën”.

Tashmë mbetet për t’u parë nëse më e vogla e shtëpisë do të kërkojë falje.