Damiano dhe Kei nuk besojnë tek romanca mes Olsit dhe Fiorentinës. Ata thonë se ata janë të shtirur, por Olsi më shumë.

“E di si është ai Olsi tani që ka dalë në nominim? I vlon koka!”, thotë Damiano.

Nominimi, sipas Keit, ka bërë që Olsi të afrohet me Fiorentinën.

“Atij i ka vluar disa herë koka. Tani është rikthyer të dashurojë Fiorentinën prap”, thotë ajo.

Kei e quan një veprim të ulët dhe shton se ajo asnjëherë nuk do të bëjë që të shkojë të puthet me Vivin vetëm sepse është në nominim.