Damiano: Jetoj vetëm, jam i stabilizuar; Fiorentina: Qënke për të marrë për burrë!

Damiano u prezantohet për herë të dytë çifteve të vjetra në shtëpinë e Big Brotherit. Ai i tregon Fiorentinës për veten.

“Jetoj vetëm dhe jam mirë, i stabilizuar me çdo gjë”, thotë ai.

“Qënke për të marrë për burrë ti!”, ja kthen Fiorentina me shaka.

“Kam ardhur tre herë për të marrë familjen, por është e pamundur. Vetëm gruan mund të marr. Kam punë shumë të mirë dhe jam marrë me sfilatë mode, përgatisja skenën e kështu gjërash. Por më harxhonte shumë kohë dhe e lashë, por kontaktet i kam dhe mund të filloj prap”, i thotë ai.

Damiano i tregon Fiorentinës se Suedia është një vend shumë social dhe një vend ideal për të krijuar familje dhe padashje nxjerr moshën e vet, 25 vjeç.

“Pse 25 vjeç je ti? Qenkë më i vogël se unë”, i thotë Fiorentina.

“Pse do të më gjuaje?”, i përgjigjet ai.

Damiano i thotë më pas se ka shumë pak shoqëri dhe se tregohet i kujdesshëm në përzgjedhjen e miqve.