Damiano kërkon t’i shpjegojë Musës se përse vendosi që ta nominojë dhe kur Musa i kujton se nuk duhet ta thotë, ai këmbëngul.

“E di ça arsyeje kam unë që të kam nominuar? Kam menduar që je më lart se ne të tjerët dhe dua të shoh lojën tënde këtu brenda në shtëpi në nominim”, i thotë ai.

Megjithatë, Musa ka shpjegimin e tij se përse këtë javë ka dalë në nominim.

“Kur je më i forti të nominojnë”, i thotë ai.